Tashmë është traditë! Morena Taraku ka vulosur sërish faktin se për të platformat në rrjete sociale janë ndër prioritetet kryesore.
Postimet e shpeshta, fotot profesionale, linjat e veshjeve më të fundit duket se kanë qenë vetëm disa prej arsyeve që kanë shndërruar profilin e Morenës në Instagram në pikë reference që ndiqet nga shumë, shumë persona.
Caku i artë është arritur sot kur bukuroshja e njohur ka kapur plot gjysmë milioni ndjekës në Instagram dhe normalisht, festa nuk ka munguar.
Morena nga Stambolli ku po qëndron tash e një kohë ka falemnderuar fansat përmes një fotoje ku normalisht si çdo herë tjetër shfaqet me këmbë përpjetë. /Prive.al/