Pas sherrit me Cozman, reperi nga Shqipëria, Noizy ndërmori një ‘ofanzivë’ në rrjete sociale duke fshirë çdo person që e ndiqte në rrjetin social Instagram.
E pasiqë numrin e çoi në zero për vete, duket se Rigelsi nuk po ngopet dhe në mënyrë të njejtë po vepron edhe me llogaritë e të tjerëve.
Noizy sonte ka larguar nga lista një numër të madh të personave që ndiqte Enca në profilin e saj.
Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja e hitit ‘Bow down’ ku mes tjerash ka treguar në Snapchat se ‘fajtori’ është Noizy.
‘Më akuzoni mua për të gjithën’ – dëgjohet duke thënë Noizy në videon e postuar nga Enca.
Aktualisht, mbretëresha e Instagramit me mbi një milion ndjekës, ka vetëm 98 persona që i ndjek e mbase me një takim të rradhës me mikun e saj, liderin e OTR, shifra vetëm sa do shkojë duke u zvogëluar. /Prive.al/