Blero dhe Afrona kalojnë mbrëmjen së bashku (FOTO)

By

Largësia mbetet njëra prej problemeve kryesore në shumë lidhje mirëpo këtë teori duket se po e hedh posht këngëtari Blero dhe e fejuara e tij Afrona Dika.

Çifti ende po jetojnë ndaras pasi që artisti po qëndron në Kosovë ndërsa modelja në Zvicërr por duket që kjo nuk i pengon ata që të kalojnë kohë së bashku pasi që shumë shpesh e shohim këngëtarin me koncerte në Europë dhe anasjelltas modelen për vizita në vendlindje, kohë këto që shfrytëzohen edhe për takime me njëri tjetrin.

E mbrëmja e kaluar i gjeti çiftin së bashku në një prej klubeve të Zvicrrës ku artisti ishte i ftuar për të performuar.

Ata u panë shumë të afërt me njëri tjetrin duke kaluar kështu disa momente shumë të veçanta e nuk lanë anash edhe fotografitë së bashku të cilat i ndanë me publikun. /Prive.al/bleroblero

Artikuj të ngjashëm