Sinani e Andrra tejet elegant në dasmën e djalit të Shyhrete Behlulit ?! (FOTO)

By

Javën e fundit nëpër mediat e shkruara u përfol me të madhe për martesën e djalit të Shyhrete Behlulit e kjo gjë tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme për publikun.

Festa filloi ditë më parë prej kur u organizua nga nusja e re nata e beqarisë e duke vazhduar kështu me kanagjegjin ku morrën pjesë shumë nga këngëtaret tona e momenti erdhi edhe për ceremominë e dasmës ku Prive ishte prezent dhe përcolli tërë ngjarjen.

Ditën e djeshme ishte edhe data kur do të mbahej mbrëmja me rastin e martesës së çftit të ri e të pranishëm ishin shumë fytyra të njohura që me prezencën e tyre po i jepnin hijeshi ahengut.

Ndër këta emra të famshëm prezent ishte edhe këngëtari nga Shqipëria Sinan Hoxha i cili ishte i ftuar me bashkëshorten e tij Andrrën.

Ata dukeshin shkëlqyeshëm në veshjet me ngjyrë të zezë të cilat i kishin përzgjedhur enkas për këtë mbrëmje.

Kujtojmë se edhe artisti me bukuroshen u martuan vetëm një vit më parë në një ceremoni madhështore e së fundmi ata u bekuan edhe me një djalë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm