Xhesika Berberi para 11 viteve !

By

E kemi parë si protagoniste në videoklipin e këngës më të dëgjuar verore “Ajo” të sjellur nga Ghetto Geasy dhe Majk. Por karriera e saj ka bërë një rrugë më të gjatë para këtij klipi.

Ajo mori kuroren e më të bukurës së Shqipërisë në vitin 2011 ku edhe filloi gjithçka.

Është fjala për  bukuroshen shqiptare Xhesika Berberi e cila është vlerësuar se i afrohet modeles së famshme amerikane Gigi Hadid, nga ngjashmëria për sa i përket bukurisë.

Karrierën e saj si modele e filloi qysh në moshë të re. Edhe përkundër tendencës që kanë të famshmit të thonë që vitet u kanë ndryshuar format dhe vijat e fytyrës padyshim që Xhesika nuk mund të thotë të njejtën gjë.

Në fotografitë e fundit të postuara në profilin e saj në Instagram ajo ka sjellë foto të bëra para 11 viteve si 16 vjeçare dhe ajo çfarë shohim është se modelja padyshim që duket e bukur njësoj si sot./ prive.al/

xhesika2xhesika

Artikuj të ngjashëm