Shkenda fsheh asetet në klipin e ri ! (FOTO)

By

Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova  këtë të enjte do të vij me projektin e saj më të ri  ku ka vendosur që të eksperimentoj si në stil ashtu edhe në llojin e muzikës.

Ajo këtë herë vjen shumë më ndryshe se ç’jemi mësuar ta shohim, për dukjen e saj është përkujdesur Dona Matoshi si dhe për grimin Arbër Bytyqi .

Videoklipi është punuar nga Entermedia, dhe atë në dy prej qyteteve më të bukura shqiptare, disa skena në  Shkup dhe pjesa tjetër Prizren.

Por e veçanta e këtij spoti është edhe paraqitja e këngetares, që për dallim nga kënga Bad Gal që ka qenë shumë e ekspozuar ajo kësaj rradhe ka zgjedhur  të mos zbuloj shumë nga vetja.

Përveç  tjerash ka ndërruar edhe bashkpuntorët muzikorë, kënga është punuar nga Big Bang, kurse teksti nga Gjiko.

Producent i gjithë këtij projekti është Labinot Zeneli i cili njëherit është edhe i dashuri i Shkendës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm