Dita e sotme ka qenë shokuese për reperin Arkimed Lushaj. Stresi është përballur me një tronditje të madhe ku një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve (të dikurshëm) ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për Jetnis Dollapin që ka vdekur papritmas.
‘Krejt bota mu ka permbys past shku shpirti ne xhenet o jetnis dollapi’ – ka shkruar Stresi në postimin e pasuar me shumë ngushëllime.
Mediat në Shqipëri raportojnë se i ndjeri ka ndërruar jetë pas një aksidenti ku motorri që drejtonte është përplasur me muret anësore të rrugës.
28 vjeçari është i njohur për mediat dhe publikun pas sherrit me thika mes Stresit dhe Noizyt në vitin 2010 ku pati mbajtur anën e të dytit teksa policia i kishte sekuestruar shkopa bejsbolli dhe mjete tjera të rrezikshme.
Vetëm pak ditë më parë, Jetnisi kishte festuar ditëlindjen bashkë me miqtë e tij në Jalë. /Prive.al/