Zbulohet titulli i këngës së re të Bleros: A do jetë dedikim?!

By

Kur befasishëm ai zuri vend në media me ndarjen nga Afrona, Blero Muharremi pa bërë shumë zhurmë iu përvish projekteve të reja.

Dy netë më parë ai finalizoi edhe xhirimet e këngës së re të cilën pritet ta publikoj së shpejti.

E tashmë Blero ka zbuluar edhe titullin e këngës së re. ‘A thu’ do mbaj emrin ky projekt muzikor që nuk dihet ende nëse do jetë dedikim. Koha prej krisjes në çift e deri në finalizimin e këngës ka qenë e shkurtër por jo e pamjaftueshme për të thurur një projekt.

Projektet e 38 vjeçarit që prej Nëntorit 2014 me ‘NUN’ janë komentuar vazhdimisht si dedikime pasiqë flisnin për një ndarje.

Taman kur u duk se po stabilizohej me Afronën, Blero erdhi me ‘Ta ha gojën’, një këngë ritmike teksa mbetet të shihet brenda pak ditësh se e çfarë lloji do jetë kënga e re. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm