Reperi nga Gjilani Burim Osmani i njohur në publik me nofkën Duda skenës muzikore shqiptare së fundmi nuk po i mungon me projekte muzikore.
Disa të tilla, solo e në bashkëpunime janë publikuar në varg nga reperi por kur është çështja tek jeta private, punët ngecin pak.
Duda është treguar gjithmonë tejet i rezervuar për këtë pjesë duke mos dashur të zbuloj shumë dhe si rrjedhojë, fotot me anëtarët e familjes kanë qenë të pakta.
Por, sezoni i dasmave si ‘sindrom’ i verës duket se ka ndikuar që ai të ‘thyej’ pak parimin duke u shfaqur përkrah një gruaje, që sipas të gjitha gjasave është bashkëshortja e tij.
Pak ditë më parë, Duda shfaqi edhe të birin, që e cilësoi si kandidat për President në të ardhmen. /Prive.al/