Këngëtarja nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj duket se nuk e ka ndërmend ta lëshoj fronin.
Me vitet që kalojnë ajo vazhdon të mbetet një bombë e vërtetë dhe kjo vërehet në secilën foto që poston ku veten e ka në plan të parë.
Por sot, këngëtarja e njohur ka ndarë me fansat portretin familjar të saj ku mungon vajza në pushimet që po i zhvillojnë në Prevallë.
Krahas Sokolit, aty shihet edhe djali i çiftit Besarti që është rritur shumë nga fotot e fundit të ndara me fansat në rrjete sociale.
Ndryshe, vajza Rozana tashmë ka përfunduar shkollimin e mesëm dhe mësohet se do t’i vazhdoj studimet jashtë për t’u avancuar në rrafshin akademik. /Prive.al/