Kur dukej se gjërat po shkonin normalisht me kompaninë me të cilën Sabri Fejzullahu bashkëpunon, pas disa këngëve në varg, një lëvizje befasuese është bërë e ditur nga vetë legjenda e muzikës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, këngëtari i njohur ka bërë të ditur se tash e tutje nuk është pjesë e produksionit Emra Com, të cilin e ka falemnderuar për bashkëpunimin korrekt.
Sabriu, ka bërë të ditur shkurt edhe arsyen e cila qëndron në faktin se ai dëshiron t’i kthehet stilit, nivelit dhe edukatës muzikore ndër vite, muzikës argëtuese.
‘Këto këngë i ka dashur dhe i do publiku im. Dua të këndoj vetem muzik zbavitese .
Ne shtator do te startoj me tri keng te tilla. Ju dua perjetesishte. I juaji Sabriano’ – ka përfunduar këngëtari. /Prive.al/