Këngëtari i njohur shqiptar diplomon në moshën 33 vjeçare!

By

Për shkollimin e këngëtarëve shqiptarë flitet pak. Kjo për faktin se shumë prej tyre, të mbetur prapa në këtë pjesë e kanë kompleks këtë temë megjithëse ka edhe emra si Adelina Emini që avancimin akademik e kanë dërguar deri në nivelin e doktoratës.

Por, ka edhe të tillë këngëtarë që po arrijnë paralelisht të kenë shkollim, të krijojnë familje dhe të zhvillojnë karrierën.

Në këtë grup hyn Vedat Ademi, që sot ka diplomuar pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Lajmin e ka ndarë vetë këngëtari në një foto ku shfaqet me bashkëshorten dhe djalin nën mbishkrimin: ‘Ditë e veçantë. Dita e diplomimit. Ia dolëm’. URIME VEDAT /Prive.al

Artikuj të ngjashëm