Aktori i njohur shqiptar në Amerikë, sonte ekskluzivisht në NIN

By

Një ndër shqiptarët e suksesshëm në Amerikë në listën e gjatë është edhe aktori Enver Gjokaj, i njohur për rolet e tij në serialet Dollhouse dhe Agjenti Carter.

Deri më sot, përpos njohjes me sukseset e Enverit përmes shkrimeve të ndryshme, intervistat për mediat në Kosovë kanë munguar.

Sonte, për herë të parë në ekranet kosovare, Gjokaj do të jetë mysafir në emisionin NiN me Alaudin Hamitin në Klan Kosova me fillim nga ora 21:40.

Në intervistën ekskluzive, aktori do të flas për rrënjët e tij shqiptare, rrugëtimin e deritanishëm artistik dhe planet për të ardhmen. Na ndiqni!

 

Artikuj të ngjashëm