Eshtë pikërisht qyteti i Këlnit, qytet ky në shtetin gjerman, ai i cili u bë edhe pikëtakimi i dy shqiptarëve që tashmë gëzojnë sukses ndërkombëtar.
Janë pikërisht këngëtarja Bebe Rexha dhe aktori Blerim Destani, ku si duket puna e tyre profesionale ka bërë që të jetë faktor takimi mes tyre.
Bebe Rexha përndryshe ka marrur pjesë në njërin nga kanalet televizive e vendosur pikërisht në këtë qytet, ndërsa sa i përket Blerim Destanit, i cili është i lindur në Gjermani, para një muaji është hedhur në treg filmi i tij më i ri ‘Harms’, film ky produkt i kinematografisë gjermane.
‘Jeta është e gjitha për të pasur kohë të mirë ‘Jo zemra të thyera’.- shkruan Blerim Destani, ku edhe shihet se ky i fundit është mjaft i familjarizuar me këngët e këngëtares shqiptare Bebe Rexha./Prive.al/