Bleta shkëlqen në ‘Sa najs’

By

Në vazhdën e përpjekjeve të artistëve të shumtë për të qenë gati për verë me projekte muzikore, sapo është publikuar një tjetër këngë.

Bëhet fjalë për projektin e Bletës, këngëtares së re të Diez Production e cila po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e nisur pak kohë më parë në skenën muzikore shqiptare.

‘Sa najs’ mban titullin ky krijim muzikor nga Diez me tekst të 2Ton.

Bleta Brovina, përpos me zërin kësaj rradhe duket të jetë marrë më shumë edhe me imazhin skenik për të cilin ka vendosur të bashkëpunoj me Diana Qerimin në veshjet dhe Vesa Gashin për grimin.

A do na shoqëroj ‘Sa najs’ gjatë këtij sezoni të nxehtë?! Mbetet ta shohim … /Prive.al

Artikuj të ngjashëm