Këngëtarja Teuta Selimi që po vazhdon të mahnis me pamjen e saj dhe freskinë që reflekton, pa dyshim se sekret të bukurisë e ka mes tjerash edhe lumturinë në portretin familjar.
Ndonëse nuk shfaq shumë nga kjo pjesë, janë dy djemtë ata që e përmbushin në çdo aspekt.
Kur jemi tek djemtë, përpos Noarit dhe Matisit, gëzim këngëtares po i ofron edhe nipi i saj, djali i vëllait, Troi.
Familja ka festuar ditëlindjen e tretë të bukuroshit të vogël pak ditë më parë dhe foto nga festa ka ndarë tek sot këngëtarja Selimi në rrjete sociale. /Prive.al/