Lidhjeve të fytyrave publike të cilat nuk i rezistojnë kohës duket se fatkeqësisht iu ka shtuar edhe një tjetër.
Bëhet fjalë për atë të këngëtares Gjira Kajtazi dhe futbollistit shqiptar në Gjermani, Ali Ibrahimi.
Lumturia e krijueses së hitit ‘Deja vu’ të cilën e ekspozonte në rrjete sociale vazhdimisht duket se më nuk qëndron në stadin e dikurshëm. Kjo për faktin se në profilin e saj në Instagram, më nuk ka as edhe një gjurmë të vetme të personit me të cilin dikur shihej vazhdimisht raporton Prive.al.
Fshirja e fotove të përbashkëta, si një indikacion i qartë i ndarjes nuk dihet saktë se pse është bërë nga Gjira që e kontaktuar nuk ka preferuar të prononcohet.
Ndryshe, deri vonë nuk dihej as emri i Aliut teksa në media ishte përfolur se ai qëndronte prapa distancimit nga muzika të Gjirës, gjë e mohuar kategorikisht nga këngëtarja në një intervistë të para disa muajve në Prive.