Prezantuesja bukuroshe Luana Vjollca duket se pavarësisht të gjithave, e pa penguar po vazhdon pasionin e saj për muzikën.
Megjithëse në shumicën dërrmuese të rasteve me krijimet autentike dhe cover-ët e ndryshëm ka marrë hov në rrjete sociale me shaka, Luana guxoi sërish duke sjellur projektin muzikor të titulluar ‘Ai’.
Por, diçka duhet të ketë ngecur edhe me këngën që vulën finale e ka pasur nga Getoar Selimi.
Pak kohë pas publikimit, në Youtube është bllokuar opsioni i pëlqimeve dhe mos pëlqimeve, si një indikator i qartë i veprimit që merret pas numrit të madh të mos pëlqimeve.
Një numër të madh të dislikeve e kishte marrur vitin e kaluar edhe ‘Tirana Lifestyle’ siç ndodh shumë rrallë në këngët e reperit nga Prishtina, Getoar Selimi.
E rëndësishme është që pasioni po zhvillohet nga bukuroshja që në videoklipin e fundit nuk u kursye as edhe në një veshje provokative që vinte në pah linjat seksi. /Prive.al/