Prezantuesja Luana Vjollca me Shqipërinë ka dalë e para në kategorizimin e dhjetë shteteve me femrat më të bukura sipas revistës amerikane SIA.
Në përshkrimin e shoqëruar me foton e Luanës që praktikisht bie në kontradiktë me pamjen e bukuroshes, thuhet se gratë shqiptarë janë shumë të bukura me sy të vi dhe flokë të zeza, një kombinim perfekt mes fytyrës klasike dhe ekzotike.
E ky kategorizim e ka bërë shumë krenare motrën e Luanës, Marinën që në profilin e saj ka shpërndarë artikullin nën përshkrimin: ‘Bebi im më e bukura e botës sipas revistës amerikane’.
Krenare për të motrën, nuk do ishte aspak çudi që të dyja të shfaqeshin në artikull marrë shkas nga fakti se shumë persona nuk mund t’i dallojnë Marinën e Luanën duke i konsideruar barabartë të bukura dhe joshëse. /Prive.al/