Sot publikohet albumi më i kërkuar i momentit “Rapsodët nrap tsotit’ nga labeli PINT,i cili duket se do të jetë albumi më i realizuar sa i përket
zhanrit rep,në muzikën shqiptare.
Ai gjithsej do të përmbaj 28 këngë,shifër kjo që nuk jemi mësuar të shohim nëpër albumet e artistëve të tjerë në trojet shqiptare.
Padyshim që edhe vetë djemtë kanë punuar që ky album të bëjë edhe ndoshta revolucion në këtë aspekt.
Kënga ‘Ky tipi’ e cila edhe është e para që u publikua si paraprisëse e gjithë kësaj pune,duket se përveq kësaj kënge e cila erdhi me videoklip,do vie edhe kënga ‘Hip-hop’ sot në ora 19:00,në bashkëpunim që ka Mc Kresha dhe Lyrical son me reperin kosovar Ledri Vula.
Përndryshe kënga është një remake nga repertoari i vjetër shqiptar,përkatësisht nga grupi Mak i cili feston 40 vjetor këtë vit,e që pakashumë ngjason edhe me këngën e Mc Kreshës ‘Era’.
Gjithashtu ky i fundit është shprehur se është po kjo këngë e cila është favorite nga të gjitha këngët që i posedon albumi.
Albumi sot do shkojë tek secili person që e ka porositur atë në Evropë,kurse për Amerikë dhe për Australi do fillojë shpërdarja javën e ardhshme./Prive.al/