Programi i mëngjesit ‘Ora Shtatë’ në Klan Kosova tash e disa javë rresht e ka shndërruar traditë që çdo të mërkurë t’iu sjell fytyrat publike në një tjetër dimension.
Deputetë, kryetarë komunash e këngëtarë kemi pasur rastin t’i shohim në profesione diametralisht të kundërta nga çfarë jemi mësuar.
E rradhës ka qenë deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra që pranoi të jetë pjesë e materialit të Shqipe Berishës që e solli në rolin e një pastruese të rrugës.
E veshur në rrobat e punës, Blerta nisi aksionin nga lagja Velania teksa u shpreh me fat që ka pasur fatin të jetë një natë me punëtorët për të parë se si realizohet kjo punë. /prive.al/