Pse Nora nuk ishte me Robertin në dasmën e Milot Binakut ?!

By

Muzikanti Milot Binaku fundjavën që lamë pas kurorëzoi dashurinë me Vjosa Shehun në një ceremoni për të cilën Prive.al raportoi e para e që befasoi realisht shumëkë.

Pas një lidhjeje të bërë publike në pranverën e vitit të kaluar e që me gjasë duhet të ketë nisur mjaft kohë më herët, Maji i 2016-tës ishte momenti i menduar nga çifti si i duhuri për këtë hap të rëndësishëm.

Të ftuar në dasmën e zhvilluar në një prej hoteleve më me nam të Prishtinës ishin shumë fytyra publike, përfshirë edhe Robert Berishën, kolegun e Milotit për vite me rradhë.

Në rrjete sociale, Roberti nuk postoi foto nga kjo dasëm mirëpo në foto të të tjerëve ai u pa pa Norën, i rrethuar me shokë.

Por cila ishte arsyeja ?! Mësohet se agjenda e ngarkuar me koncerte e këngëtares së hitit ‘Sa t’kom dasht’ ishte shkaktarja që pamundësoi pjesëmarrjen e Norës përkrah bashkëshortit.

Istrefi kishte të caktuara data koncertesh në Shqipëri të cilat pas projektit të fundit vetëm sa kanë shkuar duke u rritur drastikisht.

Ndryshe, shumë shpejt nga Nora priten projekte të reja teksa edhe vetë Roberti publikon për pak ditë projektin debutues si këngëtar. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm