Ajo ka mahnitur të gjithë me ngjitjen tejet të shpejtë drejt majave të suksesit.
Era Istrefi, si e para artiste shqiptare që arriti suksesin ndërkombëtar pa e synuar atë, megjithëse akoma në fillim të rrugëtimit, ka krijuar një bagazh për të cilin me interes vlen të diskutohet.
Për Erën do të diskutohet sonte special në pjesën e parë të emisionit NIN në Klan Kosova.
Menaxheri i këngëtares Faton Shoshi, reperi Ledri Vula dhe Arbër Gjikolli (Big Bang) do të diskutojnë sonte se si erdhi deri tek ky rrugëtim i paimagjinueshëm.
Cila ishte ‘shkëndija’ që i dha hov Erës në arenën ndërkombëtare ?! Çka e lidh Ledrin dhe projektin e ri të Erës, të parin në nivel internacional ?! Cilat ishin ofertat të cilat menaxhmenti i ‘Nesër’ i refuzoi për hitin ‘Bonbon’.
Mes tjerash, përgjigje do ketë edhe për dilemën e shtruar në rrjete sociale se përse Era nuk këndoi live në Pro7 dhe si do veproj në vazhdim.
Këto dhe shumë tjera, përfshirë edhe reperin Gjiko në pjesën e dytë dhe videoselfien nga Dafina Dauti ju presin sonte me fillim nga ora 21:40 në NIN me Alaudin Hamitin.