Që prej ‘shpërthimit’ artistik me ‘Bonbon’ e nënshkrimit të kontratës me Ultra Music, jeta e Era Istrefit ka ndryshuar për 180 gradë.
Këngëtarja pothuajse kurrë nuk po qëndron në Kosovë shkaku i agjendës shumë të ngjeshur.
Pasi qëndroi në Gjermani ku edhe xhiroi një performancë që do transmetohet në shtetet gjermano-folëse, Era ka marrë rrugë drejt Parisit.
Me gjasë punët intenzive atje mund të jenë pak të lodhshme por pritja ka qenë jashtëzakonisht e ngrohtë dhe mbi të gjitha, e një ylli të vërtetë.
Në dhomën me pamje nga Kulla e Ajfelit, Era Istrefin e ka pritur një shishe shampanjë dhe një letër nga stafi i Sony Music në të cilën shkruhet: ‘Mirësevjen në Paris’.
Kënaqësinë dhe privilegjin e të pasurit Erën si mysafire, e kanë shprehur edhe pronarët e hotelit ku po qëndron këngëtarja nga Prishtina. /PRIVE.AL/