Pak javë më parë, në Prive iu njoftuam për planin e Besës dhe Florit, dy miq shumë të mirë në jetën private, që të vijnë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
E duket se tashmë punët janë në fazat e fundit të konkretizimit. Kjo për faktin se Besa ka zyrtarizuar raportimet duke treguar se është duke xhiruar videoklipin e ri.
Kënga mendohet se do të publikohet diku në fillim të muajit Qershor si produkt i Threedots, me vizuelizim nga produksioni Entermedia.
Kaci dhe Sellma janë dy emrat e përzgjedhur edhe kësaj rradhe nga Besa për imazhin e saj. /PRIVE.AL/