Blero ka disa fjalë për Memlin ?!

By

Gjesti i ministrit Blerand Stavileci që dje nuk i dha dorën Art Gashit, presidentit të KB Peja ka shkaktuar zemërim të madh në rrjete sociale.

Në pak kohë nga publikimi i videos të momentit që u kap nga kamerat e Klan Kosova, ka reaguar edhe këngëtari Blero Muharremi.

I habitur nga ky gjest aspak i pritshëm i Blerandit, ai ka shkruar disa rreshta për këtë situatë në rrjete sociale.

Kom mendu qe je djal i kthjellt, duke e marr parasysh kon e ki shoke te ngusht ! Merr shembull prej tij ! Nuk deshta me reagu po spata qare ! Ti garant as tifozt e Prishtines nuk i perfaqson me ket gjest ! Nese ta kan besu lidershipin merre pergjegjsin! Cka me prit prej teje ne aspektin “politik”‘- ka shkruar Blero.

Nuk dihet saktësisht se kujt ia ka drejtuar fjalinë ku i bën thirrje Blerandit të marrë shembull nga shoku i ngushtë, por kjo mund të jetë për Memli Krasniqin, mikun e Blerandit që njëherësh është edhe koleg në Qeveri e Partinë Demokratike.

Ndryshe, Blero pavarësisht ndarjes nga Teuta edhe më parë ka treguar se për Memlin, vazhdon të gëzoj respekt të veçantë, /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm