Prezantuesja Marina Vjollca sot feston ditëlindjen dhe një ndër urimet e para që i ka ardhur ka qenë prej të dashurit të saj, liderit të Babastars, Ghetto Geasy.
Geti pak kohë pasi akrepat shënuan 00:00 përmes një imazhi ka uruar personin e tij të zemrës duke zgjedhur fjalë më ndryshe se zakonisht.
Rrallë herë ai i ka shprehur publikisht dashurinë Marinës por kjo datë e veçantë përbën përjashtim.
‘Urime dashuria ime, gruaja ime, gjithçkaja ime’ – ka shkruar Geti në imazhin e shpërndarë.
Ndryshe, ky moment Marinën po e gjen në një pushim të veçantë me dy motrat, Lirën dhe Luanën dhe nënën në jahte.
Besohet se kjo surprizë i është përgatitur nga vetë Getoari i cili ishte edhe shoferi deri tek arritja në bregdet e që më pas, ka zgjedhur të mos shfaqet shumë.
Edhe 100 për Marinën! /PRIVE.AL/