Ndryshon drastikisht pasuria e bashkëshortit të Emina Çunmulajt

By

Ai njihet si një ndër miliarderët e mëdhenj që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës falë zingjirit që bizneseve që posedon.

E këtë pasuri, bashkëshorti i Emina Çunmulajt, hebreu Sam Nazarian ka shkuar duke e shtuar ditën e djeshme me një marrëveshje të nënshkruar.

Shefi i SBE Entertainment ka rënë dakord të zotëroj rrjetin e hoteleve Morgan në një marrëveshje me vlerë prej 794 milionë dollarësh.

Kompania e Nazarian, SBE do ketë në pronësi mbi 20 hotele në Londër, Las Vegas, Los Anxhelos, Stamboll, Nju-Jork, Miami e San Francisko.

Marrëveshja me shifra marramendëse ka zënë hapësirë në mediat më prestigjioze si Los Angeles Times dhe Wall Street Journal.

Krenarinë për bashkëshortin multi-miliarder e ka shprehur edhe vetë shqiptarja që në rrjete sociale ka treguar se Nazarian është njeriu më punëtor që e njeh. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm