Faleminderit për muzikën Alban!

By

Çdo person i lindur në të 90-tat e hershme, pa asnjë dilemë kujton vitet e arta të muzikës shqiptare të viteve 2000.

Këngë që trajtonin tematika konkrete, i këndonin dashurisë, fenomeneve në shoqëri dhe jo vetëm, janë disa prej krijimeve muzikore të skalitura në mendjen e secilit.

Fatkeqësisht, në mënyrë graduale, tregu muzikor në trevat shqipfolëse i la vend jashtëzakonisht shumë komercializmit me tekste prej tre fjalive, shpeshherë edhe të pa artikuluara qartë.

Këngëtarët e hiteve të mirëfillta i ‘zhduki’ rrota e historisë, e të tjerë për të mbijetuar, iu përshtatën kondiktave të reja të përgjithshme.

Ndër të paktët në listë që vazhdoi me identitetin e tij, ishte pa dyshim Alban Skenderaj. Pak ka ndryshime nga ai krahasuar nga fillimet me ‘Vetëm ty’ e këngë të tjera.

Në të njejtën linjë ishte edhe produkti i fundit muzikor nga këngëtari që për fansat u publikua mbrëmë.

Edhe një herë, Albani nuk dëshpëroi, kësaj radhe me Elinel, një reper tejet i talentuar që gjithashtu pothuajse kurrë s’ka flirtuar me dominimin e komercializmit mbi vlerat.

‘Kam nevojë’ u rikthye në një refren të ditës teksa nuk ishin të paktë as kolegët që komplimentuan artistët për vlerat që përçojnë me këtë këngë.

Teksa shijojmë ‘Kam nevojë’, definitivisht duhet themi, Alban, faleminderit për muzikën që sjell! /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm