Kjo është kënga e re e Majkit! (VIDEO)

By

Të Shtunën në Prive iu njoftuam se më në fund, pas disa muajsh pritje është afruar koha për këngën e re të Majkit.

Orët e gjata të kaluara në studio dhe puna intenzive tashmë kanë dhënë frytet e tyre me një projekt i cili do të publikohet së shpejti.

Pak nga kënga, këngëtari ka ndarë në rrjetin social Snapchat ku edhe vuloset dyshimi që ekzistonte prej kohësh – MË NUK DO VUAJMË ME KËNGË TË MAJKIT.

Projekti muzikor me tekst të vetë Majkit, muzikë nga Str8Fiya dhe Duja duket të jetë shumë ritmik, ndryshe prej ‘S’jena mo’ e ‘Dashni’.

Videoklipi i kësaj kënge do jetë i xhiruar nga produksioni Entermedia dhe gjithçka pritet të jetë gati për publikun në pak javë. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm