Në estradën shqiptare, këngëtarët që kanë familjarë të tjerë emra të njohur të skenës njihen gjithmonë në këtë formë.
Motra, djali, vajza, vëllau i njërit apo tjetrit janë format e identifikimit për shumë prej artistëve.
Por, kjo nuk vlen në asnjë moment për Lindonin, një nga emrat e rinj në skenë që ka depërtuar fuqishëm në skenë.
Ai për të parën herë në NIN të Klan Kosova me Alaudin Hamitin zbuloi për shumicën e opinionit se i biri e vëllau i kujt është.
Lindoni është për të gjithë ju që nuk e dini i biri i këngëtarit të madh të ndjerë Agron Berishës i njohur për hitin ‘Vetëm pesë minuta’ dhe vëllau i Erzanës, e njohur dikur për hitin ‘Në mesnatë’.
S’thonë kot që dardha pikon nën dardhë. Hitet po përcjellin publikun nga gjenerata të ndryshme të së njejtës familje! /PRIVE.AL/