Eliza Hoxha dhe Zake Prelvukaj lënë gjurmë të Kosovës në Muzeun e Grave në SHBA

By

Zake Prelvukaj dhe Eliza Hoxha së fundmi kanë marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shëtitjet turistike nuk janë shkaktari i këtij udhëtimi por është një punë me vlerë për Kosovën ajo që i ka shtyrë këto dy femra të fuqishme të udhëtojnë përtej oqeanit.

Eliza Hoxha dhe Zake Prelvukaj të shoqëruara nga ambasadorja Vlora Çitaku gjatë vizitës janë pritur nga drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Grave në Amerikë zonja. Susan Fisher Sterling.

Me këtë rast, për të parën herë ky muze do ketë në koleksionin e tij vepra nga Kosova që u dhuruan si donacion.

Zake Prelvukaj dhuroi një pikturë kurse Eliza Hoxha dy fotografi. Gjithashtu, dyshja kanë qenë prezente edhe në mbrëmjen vjetore që e organizon ky institucion ku filantropë, aktivistë dhe shoqata të grave e koleksionarë ishin ndër të pranishmit.

Ky bashkëpunim u realizua në koordinim me ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington DC që me një gjest të tillë i hap portat për shpalosjen në botë të rrëfimeve të grave artiste nga Kosova.

 

Artikuj të ngjashëm