Gold AG ndan kujtimet që ka me zonjën Mona!

By

Në pak orë nga publikimi i lajmit për humbjen e zonjës Mona Ismaili përpos ngushllimeve nga familjarë, miq e fansa, reagime ka pasur edhe nga emra të njohur të estradës.

Duke qenë se si menaxhere, Mona ka qenë gjithmonë përkrah të bijave në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore, ajo ka njohur pa dyshim edhe kolegët e Adelinës e Zanfinës.

E njëri ndër ta që i ka kushtuar një shkrim nënës së dy këngëtareve të njohura ka qenë reperi Gold AG.

Ai përmes një statusi, ka ndarë me fansa edhe detaje nga relacioni i tij me zonjën e ndjerë duke deklaruar se ajo sa herë e ka parë është ndjerë mirë dhe e ka pasur për qejfi Arianin.

‘Zoti te meshirofte MONA ISMAJLI … Ka me na mungu dashnia dhe humori jot qe saher mke pa je ndi mir me mu edhe mke pas per qefi. Allahu te falt e te shperbleft me te mirat e asaj bote’ – është shprehur Goldi. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm