A ju ka marrë malli për këngët e Bertan Asllanit? (VIDEO&FOTO)

By

Hyri shumë furishëm në skenën muzikore, kjo falë talentit të tij të madh për muzikën, si instrumentist ashtu edhe si një këngëtarë mjaft i kompletuar ani pse shumë i ri në moshë.

Bertan Asllanin e kujtojmë për hitet e tij të mëdha si “Ilaq nuk gjej”, “Kujt i thua Xhan”, “Fukara pa dashuri”  si dhe debutimin e tij me “Akoma të du” këngë kjo e cila e bëri të famshëm.

Rruga e tij drejt suksesit u shtrua me mjaft kujdes dhe siguri, po kjo sikur nuk i mjaftoi këngëtarit nga Shkupi, ai dëshironte edhe më tepër.
Bertan Asllani pas karrierës së tij të sukseshme në tregunn e muzikës vendore shpërtheu edhe në tregun e muzikës turke. Ai në vitin 2012 publikoi këngën e tij “Belki De” që në shqip do të thotë “Ndoshta”

Kështu këngë pas kënge, festival pas festivali Bertani përsëri nuk u mjaftua vetëm nga muzika, filloi të bëhej e ditur prezenca e tij edhe në aktrim duke fituar kështu rrole të ndryshme në seriale turke.

Ndryshe sa i përket jetës private, ai ani pse shumë i rezervuar vite më parë pati pranuar lidhjen e tij me këngëtaren maqedonase Tamara. Më vonë pasuan thashetheme që ata ishin ndarë për shkak të bindjeve nacionale dhe fetare, mirëpo është Tamara ajo që së fundmi kishte deklaruar që përkunder këtyre pengesave ajo është shumë e lumtur për faktin që dashuria e tyre ka triumfuar./PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm