A e njihni vëllaun e Unikkatilit ?! (FOTO)

By

Për gjeneratat e mëparshme, koha e shkëlqimit të madh të viteve të 2000-ta për Unikkatilin kujtohet nga të gjithë me nostalgji.

Atëbotë, me fare pak të dhëna e informata dëgjohej reperi dhe hitet e mëdha të tij. Fotot e Viktorit në internet mund të numëroheshin në gishta.

Por, janë rrjedhat e vërshimit në çdo cep të internetit ato që po i japin një kahje tjetër ngjarjeve.

Megjithëse ende jo me videoklipe të shpeshta, figura e Unikkatilit nuk mbetet më mistike e madje fansat po kanë mundësi të njihen edhe me familjarët e tij.

Në faqen zyrtare të ‘The Bloody Alboz’ sot është publikuar një foto e vëllaut të Viktorit, Mentorit i cili njihet nga fansat me nofkën ‘Tee’.

Edhe Mentori si vëllau shihet me syze të mëdha e të errëta por një konstatim mund të bëhet pa dyshim nga këto imazhe – dyshja ngjajnë me njëri-tjetrin. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm