A lëshoi një deklaratë të rëndë ndaj Erleta Hotit, Kastro Zizo ?!

By

Këngëtari Kastro Zizo ishte sonte i ftuar në emisionin ‘Zonë e lirë’ në televizionin Klan ku foli për humbjen e madhe që e pësoi pak ditë më parë, ndarjen nga jeta të së ëmës.

Ai shpalosi gjithë kujtimet e mira me të teksa foli edhe për etapën e vështirë të sëmundjes që nisi tetë vite më parë dhe zhgënjimin e thellë për dallaveret në sistemin shëndetësor.

Por, një nga pyetjet e Çanit u pasua me një deklaratë pak të rëndë nga Kastro marrë shkas në faktin se bëhej fjalë për nënën e ndjerë.

I pyetur se a e urrente nëna e tij ndonjë femër, Kastro u përgjigj me po, është një duke mos dashur t’a përmend emri.

“Nuk është nga trojet shqiptare të Shqipërisë” – u shpreh shkurt ai duke ngjallur dyshim se mos kjo fjali i adresohej ish bashkëshortes së tij nga Kosova me të cilën Kastro ka edhe një vajzë.

Pas kësaj deklarate, Çani kaloi në pyetjen tjetër dhe nuk u kuptua qartë se për kë bëhej fjalë. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm