Nisin xhirimet e klipit të ri të Dudës e Gold AG (VIDEO)

By

Skena e hip hopit shqiptar ka njohur së fundmi duete të fuqishme e të paimagjinuara jo shumë kohë më parë.

I të njejtit kalibër është edhe bashkëpunimi mes Dudës dhe Gold AG që tashmë është duke u konkretizuar.

Kënga e përbashkët e dyshes tani është finalizuar teksa në Gjilan kanë nisur xhirimet e videoklipit.

Nga pak sekonda të ndarë në rrjete sociale, shihet se bëhet fjalë për një projekt gjigand i cili edhe nga aspekti viziv është i kushtueshëm.

Pasioni i reperëve e posaçërisht i Dudës për vetura luksoze me gjasë është reflektuar edhe në videoklip ku shihen se do ekspozohen makina shumë të shtrenjta e motorrë.

Kënga do jetë gati për pak kohë. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm