A i ka lënë Teuta të gjitha punët për shkak të shtatzënisë ?!

By

Muajve të fundit ishte në vlugun e angazhimeve profesionale.

Sukseset në teatër, rikthimi me emisionin e saj televiziv dhe kursi për artistët e vegjël ishin disa prej impenjimeve kryesore profesionale të aktores Teuta Krasniq.i.

Megjithatë, shumica prej tyre u ndërprenë në gjysmë kur edhe u kuptua nga ajo vetë se pret të bëhet nënë.

Shfaqjet në teatër siç patëm raportuar në Prive.al u ndërprenë për shkak të dozës së emocionit që përçonin dhe lëvizjeve në skenë që mund të ishin rrezik për mbarëvajtjen e shtatzënisë.

Por, nëse mendoni se progesin në shtatzëni të Teutës mund ta ndjekim nga java në javë përmes ekranit gaboheni.

Mësohet se Teuta tashmë ka të xhiruar disa episode të programit të saj që do transmetohen në javët në vijim.

Megjithatë, nuk dihet nëse emisioni do të vazhdoj transmetimin deri në fund të sezonit apo do përfundoj më herët, siç ndodh rëndom me fytyra publike kur mbesin shtatzënë.

E gjithë kjo për të vetmin qëllim – pushimin maksimal të Teutës në muajt e pritjes së ëmbël. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm