Një tjetër artist shqiptar në Snapchat

By

Rrjetet sociale tashmë janë shndërruar në varësi për secilin prej nesh.

Por mes Facebook, Twitter e Instagram, është një tjetër aplikacion që po fiton çdo ditë e më shumë terren.

Bëhet fjalë për Snapchat i cili tashmë ka depërtuar edhe në shumicën e estradës që çdo detaj nga përditshmëria e tyre po e ndajnë në këtë rrjet social.

I fundit që i është bashkuar familjes së Snapchat është Besniku i NRG Band të cilin mund ta ndjekim nën llogarinë besnikqaka.

Ndryshe, Besnikun tash e disa javë po e shohim në aventurën televizive në ‘Your face sounds familiar’ në Shqipëri e cila po i ecë shumë mirë.

Për t’u rikthyer tek Snapchati, shpresojmë që përdorimin ta mësoj shpejt meqenëse në shikim të parë duket një aplikacion mjaft i komplikuar. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm