Gjesti ka vazhduar me energjinë e tij edhe pas përfundimit të festës së organizuar nga ‘Vëllai i Madh’, teksa kjo vazhdoi edhe pak fikjes së dritave që nënkupton kohën e gjumit për banorët.
Por, ishte Xuxi që i reagoi ashpër Gjestit duke i kërkuar që t’i lë të flenë teksa nuk i kurseu as ofendimet.
“A je normal o haver, njerëzit tu flejtë. Ti se meriton as me të fol”, u shpreh Xuxi.
Ndërkohë, Gjesti shkoi dhe kërceu tek shtrati i Xuxit, gjë që e acaroi shumë këtë të fundit teksa e shtyu Gjestin nga krahët dhe i kërkoi që të mos e bëjë më këtë.
“Qu prej qëtu menjëherë, hiqmu dhe mos më prek edhe njëherë këtu. Mos më prek asnjëherë tek shtrati – po të shtyj për qejf”, u shpreh Xuxi teksa Gjesti i kërkonte që të mos e prek me dorë.
Por, banorët e tjerë ndërhynë teksa edhe Gresa i kërkoi Xuxit që të mos e prek me dorë as Gjesti e as askënd tjetër.
Xheneta i kërkonte Gjestit që të mos i afrohet Xuxi pasi ka konsumuar birrë dhe ky i fundit sa ka falur namaz.
Por për të kuptuar më shumë detaje nga përplasja e tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.