Ndonëse fotografitë i ka reduktuar me të madhe në profilin e saj në Instagram, këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, po vazhdon të përditësojë ndjekësit me storie në këtë rrjet social.
Sot, ajo nisi ditën duke ndarë një foto të djalit të saj, Theo Mal.
E çfarë bie në sy, është nofka që i ka vënë bukuroshit në mbishkrim të imazhit.
“E ka mami një kikirik të vogël”, ka shkruar artistja sipër fotos.
Kujtojmë se Fifi u bë nënë në prillin e 2023-tës.