Shawn Mendes ka folur mbi seksualitetin gjatë një koncerti në Kolorado, duke u rrëfyer sinqerisht për fansat e tij.
Këngëtari, 26 vjeç, e quajti këtë moment një rast për të qenë vërtet i guximshëm dhe për të zbuluar të vërtetën mbi jetën e tij të dashurisë.
Ai pranoi se ishte ende në procesin e kuptimit të vetes, duke thënë se ka pasur shumë thashetheme në lidhje me seksualitetin e tij, teksa u përfol se është ‘homoseksual’.
“Seksualiteti është shumë i ndërlikuar dhe është e vështirë ta vendosësh në kuti”, tha ai.
Mendes ndjeu se kjo temë ishte shumë personale për të dhe se ai ende po e eksploron atë.
Ai përmendi gjithashtu se filloi karrierën e tij shumë i ri, në moshën 15-vjeçare, dhe se kjo i ka ndikuar mënyrën se si e ka eksploruar identitetin e tij.