Sërish bashkë – muzikanti i njohur pajtohet me gruan e tij!

By

Muzikanti i njohur Milot Binaku është parë së fundmi duke shëtitur me ish partneren e tij Vjosa Shehun dhe vajzën e tyre.

Ani pse prej kohësh dyshja s’janë parë bashkë, dhe burime të sigurta për Prive, konfirmuan në vitin 2019 se ata i kishin ndarë rrugës, siç duket Miloti e Vjosa kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët.

Prive ka siguruar një foto paparazzi, ku ata shihen duke shëtitur në publik duke e kjartësuar se periudhat e krizës kanë kaluar dhe çifti janë ribashkuar.

Mos keni dyshime, nuk kanë dalur për të kaluar kohë për vajzën, pasi dyshja ka kohë që janë bërë bashkë sërish, veçse kanë preferuar ta mbajnë lidhjen e fshehtë nga mediat.

Çfarë të themi më shumë, fat dhe lumturi bashkëshortore, Milot e Vjosa.

 

Artikuj të ngjashëm