Kidda vjen së shpejti në bashkëpunim me këta artistë!

By

Artisti Kidda duket t’i ketë kariguar bateritë mirë që pas rikthimit të tij në industrinë e muzikës.

Pasi gjatë këtij viti solli “Ça je” e “Kompanje”, duket se sjellja e projekteve të reja s’ka mbaruar.

Prive me burime 100% të sigurta, merr vesh se Kidda së shpejti pritet të lançojë bashkëpunimin e tij me një nga artistët më të suksesshëm të skenës.

Bëhet fjalë për Yll Limanin, me të cilin Kidda do sjellë një duet – dhe jo vetëm.

Pos me Yllin, Kidda do sjellë një këngë tjeter duke bashkuar forcat me Lyrical Son e Mc Kreshën.

Çfarë të themi më shumë – presim publikimin e këtyre këngëve nga Kidda!

Artikuj të ngjashëm