Gazetari Labinot Nimani sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dasmën e këngëtares së njohur, Shkenda Dubova, ku i pranishëm ishte edhe ai.
Nimani dha një detaj, në lidhje me qaforen që mbante Shkenda në qafë, duke thënë se tejkalonte shifrën prej 50 mijë euro, përcjell Klankosova.tv.
“Kur isha tek dhoma e Shkendës, ku po qëndronte para se të hynte në ceremoni, e pyeta rreth rregullimit të saj dhe më dha një detaje për një qafore që e kishte pasur, sepse nuk kishte aksesorë të tjerë”.
“Me kaq aq sa hulumtova, qaforja që ajo po e mbante mbrëmë, e tejkalonte shifrën prej 50 mijë euro”, është shprehur Nimani, duke thënë se nuk e ka zbuluar se kush ia ka dhuruar atë”, është shprehur Nimani.