Kate Middleton shihet në publik për herë të parë pas kimioterapisë!

By

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u shfaq për herë të parë në publik qëkur njoftoi se ka përfunduar kimioterapinë.

Kate, ishte bashkë me Princin William, Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla, teksa morën pjesë të dielën në kishën Crathie Kirk në Balmoral.

Princesha e Uellsit dukej në gjendje të mirë teksa po shkonte për në shërbimin kishtar të së dielës.

Kjo është hera e parë që është parë në publik që kur zbuloi se ka përfunduar kimioterapinë.

Ajo vendosi një nga kapelet e saj të preferuara ngjyrë kaki, të cilën i vendos gjatë shkuarjes në kishë.

 

Artikuj të ngjashëm