Këngëtarja e njohur shqiptare tregon cili është bashkëpunimi i ëndrrave të saj

By

 

Këngëtarja e njohur që jeton dhe vepron në Amerikë, Njomza Vitia arriti që të marrë vëmendjen e shumë artistëve të njohur.

Njomza u zbulua nga Mac Miller dhe nënshkroi kontratë në kompaninë e tij muzikore Most Dope.

Image result for njomza vitia

Njomza Vitia është një nga sekretet e ruajtura më së miri nga muzika pop, duke shkruar për Ariana Grande këngë si Thank U, Next dhe 7 Rings.

Njomza Vitia dhe Ariana Grande

Ajo ishte e ftuar së fundmi për të perfomuar në festivalin “Sunny Hill Festival”, në të cilën këngëtarja dhuroi një spektakël të vërtetë.

Në llogarinë e saj në Instagram, përmes pyetjeve/përgjigjeve ajo ndau me ndjekësit e saj se cili do ishte bashkëpunimi për të cilin ajo ëndërron.

“Cili është bashkëpunimi yt i ëndrrave?” – pyet Njomzën njëri nga ndjekësit e saj.

Ajo përgjigjet duke etiketuar këngëtarin e famshëm Frank Ocean, që në llogarinë e tij në Instagram shkon me emrin @blonded. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm