E trishtë – vdes aktori i “The Karate Kid”

By

Chad McQueen, aktori i njohur i “The Karate Kid” dhe në të njëjtën kohë, djali i legjendës Steve McQueen, është ndarë papritur nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Avokati i tij konfirmoi vdekjen e aktorit dhe tha se ai kishte vuajtur nga dështimi i organeve, të shkaktuar nga një dëmtim i pësuar vite më parë.

McQueen ishte i njohur për rolin e tij si Dutch-i në filmin “The Karate Kid” në 1984. Ai gjithashtu ka luajtur dhe disa filma në nder të babait të tij, Steve McQueen, aktori legjendar i filmave, në të njëjtën kohë, ish-pilot i garave automobilistike.

 

 

Artikuj të ngjashëm