Këngëtarja Gjira Kajtazi ka publikuar tri këngët e tjera nga EP albumi “Reflektim”.
Dy muaj pasi nxorri në dritë “Prishtinën”, këngë e shoqëruar me videoklip të xhiruar në kryeqytetin kosovar, Gjira ka ndarë me ndjekësit prurjet e reja.
“Pate” dhe “Lehtë”, janë dy solo këngë brenda “Reflektim”, dhe jo vetëm.
Gjira ka sjellë edhe një bashkëpunim me nënën e saj Qamile Kajtazin, “Këngë Gurbeti”.
Aktualisht tri këngët e reja janë të publikuara në kanalin e artistes në platformën Spotify.